Projekti ‘100 fshatra’ nuk do të jetë thjeshtë një investim i përqëndruar, por do të jenë 100 pika graviteti të zhvillimit ekonomik në zonat rurale.
Kështu e cilësoi kreu i ekzekutivit Edi Rama, projektin e “100 fshatrave”, gjatë aktivitetit të ditës së sotme për promovimin e programit për 100 fshatrat.
Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për investime të përqëndruara në 100 ishuj të veçantë, por bëhet fjalë për 100 pika graviteti që do të krijojnë rrathë zhvillimi të investimeve në agroturizëm.
Ai shtoi se “në këto territore, fatkeqësisht të pa eksploruar në Shqipëri për vite e vite të tëra, ka mundësi të pa fundme investimesh të vogla me impakt të madh ekonomik”.
Kryeministri Rama deklaroi se “siç filluam me programin e Rilindje Urbane që nisi me qendrat dhe tani po shtrihet drejt periferive, duke vendosur gjilpërën në ato pika strategjike që çlirojnë energji për organizmin, do bëjmë edhe me “100 fshatrat’. Jo për të bërë 100 realitete me infrastrukturë në raport me disa realitete që presin infrastrukturë, por për të zhvilluar 100 zona të zhvillimit ekonomik, duke shfrytëzuar trashëgimin kulturore, natyrore, traditën dhe kapacitetet lokale”.
Sipas tij, kombinimi të të gjithave këtyre të sjellin kushte të reja për ta parë të ardhmen në fshat si zhvillim turistik me bazë bujqësinë dhe blegtorinë. Kryeministri solli nëpërmjet krahasimit të me disa vende në Evropë dhe përfitimet e mëdha nga zhvillimi i zonave rurale. “500 mijë bujtina dhe hotele kanë 28 vendet e Bashkimit Europian. 150 miliard euro fitohen nga aktiviteti i këtyre 500 mijë butinave në hapësirën rurale. Ndërkohë sa është e pakuptueshme aq e thjeshtë është për t’u kuptuar kur hyn në impaktin ekonomik sepse është një turizëm që sjellë para në zonat rurale”.
Duke u ndalur tek të ardhurat në turizëm, Rama deklaroi se viti 2017 ka kapërcyer 1.5 miliard euro, duke shtuar se “zbulimi i territoreve përtej atyre 500 metrave nga deti, do të sjellë një fillim të ri për zgjerimin e sezonit. Do sjellë turistë në territoret brenda Himarës, Tepelenës, Gjirokastrës, Lezhës apo Tropojës edhe gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”.
Për këto arsye, tha Rama ne kemi vendosur të fokusojmë kaq shumë forca, katër ministri bashkë me kryetarët e bashkive për të nxitur kthimin e syve në investimin e agroturizmit.
Rama tha se ne duam që këtë program ta shoqërojmë me disa lehtësira fiskale për të cilat po punojmë dhe do t’i bëjmë publike që lidhen me TVSH, tatim fitimi etj. “Një gjë, kemi se programi i lehtësirave fiskale do jetë i limituar në kohë dhe kushdo të përfitojë do të këtë një periudhë 3-5 vjeçare për t’i dhënë mundësi një fluksi investimesh privatë për të ndërtuar struktura e agro-turizmit, për të ndërtuar fermat, bujtinat dhe gjithë strukturat e mikpritjes dhe ministria e Turizmit do japi një certifikatë të posaçme, që do të thotë jo çdo investim është agroturizëm”, tha ai. “Kjo është dhe pika që ndanë çdo lloj investimi që bëhet në hapësirën rurale në agroturizëm dhe nuk do të kufizohen në këto 100 fshatra, por ne do ti orientojmë investimet pasi ka qindra dhe mijëra fshatra të tjerë që me një investim në agroturizëm mund të kthehen në një zhvillim të paparë, tha Rama. Me tej Rama theksoi se “programet e mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë, programet e financuara nga buxheti i shtetit dhe BE që do të kanalizohen nëpërmjet AZHBR, kanë dhe mundësin për të përfituar mbështetje edhe në agroturizëm. Rama shtoi se duhet një fushatë sensibilizuese që mesazhi të shkojë në drejtimet e duhura se kush mund të fillojë të bëjë projekte për të marrë mbështetje financiare nga shteti. “Ne po presim me padurim atë që nuk po ndodh akoma, projekte në bashkëpunim me fermerët, të cilët AZHBR mund ti mbështesë”, theksoi Rama.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, tha se “jemi këtu për të promovuar një nisëm që dhe po materializohet, për të cilën kemi gati aktet ligjore, kemi gjetur dhe mbështetje dhe sot po vijmë për ta prezantuar”. “Në mandatin e parë u fiksuam te Rilindja Urbane e cila bëri të mundur realizimin e 464 projekteve. Kemi premtuar që ky do jetë mandate i Rilindjes Rurale, në shumicën e fshatrave, pasi Shqipëria ka mbi 300 fshatra. Fshati ka problem të mëdha, por braktisja ka qenë dëmtimi më i madh. Fshati shqiptar karakterizohet nga një ekonomi bujqësore e vogël, pra bujqësia është një e ardhur e mirë, por jo e mjaftueshme, problemi është si ta diversifikojmë atë dhe ne kemi gjetur, agroturizëm. Kemi arritur 28 vite dhe ne kemi shumë pak agro-turizëm”, tha Peleshi.
Peleshi shtoi se “Shqipëria ka një diversitet natyror të madhe dhe shumë të larmishëm të kulturave, traditave, festive lokale, gatimeve. Jemi fokusuar në një program që e kemi titulluar 100 fshatra dhe janë bashkuar katër ministri për të realizuar projektin. Kemi zgjedhur fshatrat që kanë treguar iniciativa lokale.
“Suksesi i një zhvillimi rural nuk vjen nëse nuk vjen iniciativa lokale”, tha Peleshi. “Ministri e Bujqësisë, pasi këtë vit do të ketë financimin historik dhe pas financimit të IPARD që është 94 milion ero. Ne do të investojmë për bujtinat deri në 150 mijë dollarë, për marketingun e prodhimit lokale deri në 70% të vlerës por jo më shumë se 100 mijë dollarë, mbështesim bizneset e reja deri në 5 mijë dollarë. Mbështesim infrastrukturën e staneve, një program që është huazuar nga gjermania. Do të fillojmë këtë vit hapjen e një rrjetit dyqaneve që ende nuk ka një emër por do jetë te begraundi “Ha shqip”. Ndërkohë IPARD mbështet deri në 500 mije ero. Agroturizëm quhet një strukturë që ka 6 dhoma, që ka një fermë peshkimi. Të gjithë ata struktura që duan të marrin një status duhet të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e përfitimit nga program”, tha Peleshi.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në fjalën e tij, tha se ashtu siç bëmë projektin e madh Rilindjen Urbane të bëjmë dhe Rilindjen Rurale. “Përpjekja jonë për të ndërtuar 100 fshatrat tonë model, për të patur mundësinë të shtojmë shumë më tepër pika turistike për të patur më shumë vizitorë të huaj dhe vendas. Me anë të kësaj nisme në kërkojmë të mbështesim Agro-Biznesin, sepse shërbejnë për rritjen e mirëqenies së qytetareve dhe më shumë vende pune”.
Për realizimin e këtij, komponenti, Ministria e Turizmi angazhohet për realizimin e kritereve që të realizohen si qendra të tëra turistike. Kriteret janë që subjektet të jenë të tillë të kenë kushte akomodim dhe duhet të kenë një kapacitet nga 6-10 dhoma. Struktura duhet të respektojnë kriteret urbanistike. Kriter tjetër, akomodimi mund të bëhet edhe në fushat e fushimit. Ofrimi i ushqimit të jetë në kushte të duhura dhe në standarde. Ushqimet duhet të jenë me origjinë nga fermat. Subjektet ofrojnë veprimtari argëtuese, pra për të realizuar gjitha këto, do ngremë një strukturë që do të realizojë certifikim e këtyre fermave”.
Klosi tha se “prandaj ne na duhet të bëjmë veprime konkrete. Kemi vendosur se të gjitha kapacitete financiare të vijnë në shërbim të infrastrukturës sinjalizuese të këtyre fermave. Kjo është një iniciativë që nuk mund të realizohet, nëse faktorët nuk bëhen bashkë dhe këtë aktivitet ta bëjmë në të gjithë vendin”. Gjiknuri e Kumbaro: Programi, model zhvillimi dhe për fshatrat Ndërsa, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mirela Kumbaro në fjalën e saj solli si eksperiencë Ruhovën, duke u shprehet se ky fshat është interesant, i shtrua me kalldrëm, ndërtesat janë dy katëshe dhe me gurë të gdhendur si dhe të mbushura me simbole mitologjike.
“Ky është vetëm një rast ku mbijeton arti, kultura, bujqësia e që na pret për t’u zhvilluar. Qoftë me donator, qoftë me investime private. Ne kemi tashmë në këto 100 fshatra, 10 objekte kulturore që janë restaurua. Kemi dhe dy fshatra që janë në investim e sipër, Vunoi dhe Dhërmiu. Ndërkohë jetësimi i qendrave historike, rrjetet artizanati janë disa nga pikat kryesore në këtë program Fshati i Lint, sapo kemi përfunduar dokumentacioni për t’a future bregun në UNESKO”, tha Kumbaro.
Ministri Damjan Gjiknuri tha se infrastruktura është e lidhur me rilindjen e fshatit. “Ky program do jetë model zhvillimi dhe për fshatrat e tjerë për ta nxjerrë fshatrat shqiptarë nga braktisja. Ne kemi vendosu një pjesë të portofolit për këto fshatra. Dua të marrë përsipër që me grantet të bëjmë mikro projekt për energji elektrike, siç janë panelet diellore”, përfundoi Giknuri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: “Burrë”

FDT dhe BNJVL: Me 350.000 dollarë 11 komuna do të realizojnë dokumentacione teknike për projekte të reja

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker