Kriza e thellë ekonomike duket se do ta mbajë Presidentin dhe stafin nën tension deri në çastin e fundit.
Tashmë për Presidentin amerikan ka nisur numërimi mbrapsht për 100 ditët e fundit në detyrë. Por, kriza më e thellë ekonomike në dekada të tëra, duket se do ta mbajë atë bashkë me stafin financiar aktiv deri në çastin e fundit. Duhet vënë re se, ndërsa krerët e Departamentit të Thesarit dhe Rezervës Federale po bëjnë njëra pas tjetrës lëvizje nga më radikalet, askush prej tyre nuk gjendet në post, falë votave të zgjedhësve. Është Bushi njeriu i vetëm me përgjegjësinë për të siguruar popullin e vet se humnera aktuale do t‘ia lërë vendin ditëve më të mira, edhe pse ndoshta do jetë larguar prej kohësh nga Shtëpia e Bardhë kur të mbërrijë ai çast.
Presidentit do t‘i duhet të flasë mbi gjendjen ekonomike, të takohet me liderë të tjerë botërore, të kontaktojë me biznesmenë të mëdhenj, ndoshta edhe të kërkojë mbajtjen e një samiti botëror. Akti i tij përfundimtar do jetë mbikëqyrja e zbatimit të paketës 700 miliardë dollarësh, falë së cilës shpresohet se financat e përgjunjura amerikane do të rimëkëmben. "Duket se që sot, kur po flas, e deri në çastin që në zyrë të hyjë presidenti tjetër do kem shumë punë për të bërë", tha Xhorxh Bush, javës së shkuar.
Ndërkaq, pesha e krizës së kredive është aq e rëndë sa do lërë në hije gjithçka ka arritur Bush përpara se të largohet nga zyra më datë 20 janar. Njerëzit janë në panik për fatin e fondeve të pensioneve ndërkohë që tregjet lëngojnë. I duhet të vërejë me keqardhje që po lë prapa një borxh kombëtar që ka kërcyer nga më pak se 6 trilionë dollarë, që ishte në çastin e marrjes së detyrës, në më shumë se 10 trilionë ditët e sotme. Shlyerja e kësaj fature të frikshme do mbetet detyrë e brezave të ardhshme.
Por, përtej rrëmujës financiare, mbetet një listë e tërë çështjesh të pazgjidhura për një president që nuk ia ka përtuar kurrë premtimeve. Por shpresa dhe koha nuk janë më nga ana e tij. nuk arriti të përmbushë premtimin për paqe në Lindjen e Mesme, sidomos tani që Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, hoqi dorë për shkak të një skandali korruptiv. Mandati i OKB-së për praninë trupave amerikane në Irak mbaron më 31 janar, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qeveria irakiane ende nuk kanë një marrëveshje për qëndrimin e mëtejshëm të forcave të armatosura dje të kontraktorëve.
Bushi u ka bërë të qartë të gjithë atyre që punojnë për të se detyra t‘i kalohet presidentit të ardhshëm përmes një tranzicioni sa më të butë. Për sa i përket kohës dhe energjisë që duhet të shpenzoj Bushi gjatë këtij fund-mandati, këshilltari presidencial, Ed Xhilespi, tha: "Dyshoj se 100 ditët e fundit do përjetohen 100 ditët e para shumë më tepër nga ç‘kishim imagjinuar shumë nga ne".
Ndërkaq, mund të krenohet që së fundi ka arritur disa triumfe. Nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Indinë në sektorin nuklear ashtu si edhe aprovimin për shfrytëzimin e burimeve naftëmbajtëse pranë brigjeve amerikane. I mbetet gjithashtu një udhëtim i rëndësishëm zyrtar në Peru, por ndoshta edhe një vizitë e fundit në Irak, i mbajtur sekret nga Shtëpia e Bardhë për motive sigurie.
Gjithashtu, pritet të firmosë edhe amnistitë e fundit presidenciale. Paraardhësi i tij, Bill Klinton, fali 140 të dënuar gjatë orëve të fundit në detyrë. Por nuk duhet pritur që edhe Bushi të veprojë kështu. Xhilespi bëri me dije se Presidenti do t‘i shpallte këto vendime "kohë përpara largimit nga zyra".
Jo shumë kohë më parë dukej se Bushit i kishte rezervuar fati një dalje të lëmuar nga skena, gjë që u bë e pamundur nga konflikti gjeorgjian, disa uragane, dhe kriza më e rëndë financiare që nga depresioni i madh i vitit 1929. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës