Forma e tyre shpreh një “substancë”, një mendim, një emocion, një kuptim, që ka patjetër një vlerë, e cila duhet shfaqur gjithnjë para të tjerëve
Trasgresioni është një kujtim i largët. Tatuazhi është “normalitet, pas të cilit ekziston një nevojë psikologjike, personale dhe specifike, shpesh sekrete.
Tatuja është një kod, një mesazh i shifruar, dedikim i adresuar për një person, brenda ose jashtë vetes tënde, me të cilin mban nj dialog interior të vazhdueshëm dhe një kontakt viziv konstant.
Zbulojmë së bashku 10 “sekrete” mbi tatuazhet.
1. James Cook në 1771, duke u kthyer nga Thaiti e përshkroi këtë fjalë në ditarin e tij. Fjala tatuazh vjen nga polinezishtja “tatau” që do të thotë, “të dekorosh”. Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë.
2. Statistikat tregojnë se 15 % e të rriturve dhe 30 % e të rinjve kanë të paktën një tatuazh. Në SHBA, janë rreth 40 % të të rriturve me të paktën nga një tatuazh. Në vitin 2012 numri i vajzave që bënë tatuazhe e kaloi atë të djemve.
3. Ka dhe nga ata që tatuazhet i bëjnë për të fituar para. Kimberly Smith, në vitin 2005, bëri tatuazh në qafë emrin e një kazinoje. Me paratë e kësaj reklame ajo pagoi shkollën e fëmijëve. Ajo njihet si iniciatore e tatuazheve publicitarë.
4. Mes ligjeve më të pazbatueshëm të SHBA ishte ai që ndalonte tatuazhet në Nju Jork, nga viti 1961 deri në 1997. Personi që shini në foton e mëposhtme është njujorkez. Quhet Scott Campbell dhe për një tatuazh merr 1 mijë dollarë në orë. Klientët e tij janë personazhe VIP, si Sting apo Courtney Love.
5. Nga Winston Churchill, Franklyn Delano Roosvelt e deri tek George Shultz, sekretari amerikan i shtetit gjatë presidencës Reagan, shumë burra shteti krenoheshin me tatuazhet e tyre. Tatuazhi i Churchill ishte një spirancë.
6. Tatuazhet e marinarëve kanë domethënie të veçanta: kush ka një dragua, do të thotë se ka qenë në Kinë. Nëse ka një breshkë, do të thotë se ka lundruar në ekuator. Edhe marinari Popeye i filmit të njohur vizatimor ka tatuazhin e tij, një spirancë si e Churchill.
7. Individi me më shumë tatuazhe në botë?! Për librin Guinness ai është australiani Lucky Diamond Rich, i cili ka kaluar më shumë se 1 mijë orë duke bërë tatuazhe. Trupi i tij është tërësisht i mbuluar prej tyre.
8. Edhe mumja Oetzi (njeriu i Similaun) i gjetur në vitin 1991 kishte një tatuazh: por më shumë sesa për dekorim, për studiuesit, shenjat e gjetura në trupin e tij mendohet se u përkasin disa terapive mjekësore që ai kishte kryer.
9. Nëse keni dëshirë të bëni një tatuazh, bëjeni tek ndonjë specialist i njohur. Një studim i Universitetit të Ragensburg-ut në Gjermani, tregon se mes 14 pigmenteve të ngjyrës së zezë, disa prej tyre janë toksikë dhe të aftë për të dëmtuar qelizat.
10. Disa studime tregojnë se rreth 30 % e personave që kanë tatuazhe kanë menduar t’i heqin. Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t’u hequr, ndërsa e kuqja, e gjelbra dhe e bardha, më të vështira. Pavarësisht teknikave, gjithnjë mbetet një shenjë e tatuazhit edhe pasi ai hiqet. /gazetashqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Çfarë ka të përbashkët Napoleon Bonaparte me shqiptarin Mehmed Ali Pasha

Njihuni me njeriun me emrin Beezow Doo-Doo Zopittybop-Bop-Bop

Në fund të Trekëndëshit të Bermudës ka piramida misterioze: Kush i ndaloi kërkimet!? (Video)

Santorini, i vetmi kazan vullkanik që banohet nga njerëzit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE