Nuk ka ndonjë mënyrë të lehtë për ta vlerësuar inteligjencën e një qeni.

Siç kishte shkruar në vitet e 90’ta psikologu Stanley Coren, ekziston inteligjenca adaptive, inteligjenca e punës dhe inteligjenca instinktive – pa përmendur inteligjencën hapësinore, kinestetike, ndërpersonale, etj., transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, siç kishte argumentuar edhe eksperti i kafshëve Frans de Waal, njerëzit kanë tendenca ta vlerësojnë inteligjencën e kafshëve në forma të kufizuara dhe të padrejta, e shpeshherë e djallosin eksperimentin.

Kur laboratorët në Yale, Duke dhe anë e mbanë botës janë duke u munduar ta gjejnë këtë pyetje, tani të paktën kemi të dhëna për një lloj inteligjence – atë të punës.

Coren, në librin e tij “Inteligjenca e Qenve” ka publikuar rezultatet e eksperimenteve të tij që kanë matur inteligjencën e qenve, dhe më poshtë i keni rezultatet e tij.

KËTO JANË TOP 10 RACAT QË MËSOJNË NJË KOMANDË BRENDA 5 SEKONDAVE DHE IU BINDEN URDHRAVE TË PRONARIT 95% TË KOHËS:

1: Border Collie 2: Poodle 3: Pastori gjerman 4: Golden retriever 5: Doberman pinscher 6: Shetland sheepdog 7: Labrador retriever 8: Papillon 9: Rottweiler 10: Qeni australian i bagëtisë. /Telegrafi/