10 profile interesante të kosovarëve në SnapChat të cilat duhet t’i ndiqni sot!
SnapChat po bëhet gjithnjë e më i famshëm në Kosovë, e kosovarët kreativ me sa duket kanë shumëçka këtij rrjeti social.
Kur popullariteti i SnapChat kombinohet me kreaktivitetin e të përdoruesve nga Kosova, dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se postimet në SnapChat vetë-shkatërrohen, atëherë rezultati final është tejet interesant dhe argëtues.
Disa profile janë shumë argëtues dhe në SnapChat i ndajnë me miqtë e tyre momentet më të mira, disa e shfaqin stilin e jetës së tyre të përditshme, e disa të tjerë janë shumë të dhënë pas modës dhe udhëtimeve. Prandaj, ia vlen shumë që ta përcjellë secilin prej këtyre profileve interesante.
Visar Arifaj – @eurocali – Kryetari i Partisë së Fortë gjithsesi se është shumë “legjendar” edhe në SnapChat, si kudo tjetër. Prandaj, mos u kurseni – ndiqeni Visarin, që dita juaj të jetë më e mirë sa herë ta shihni atë dhe postimet e tij.
Valdrin Sahiti – @drinkiano – Si kreator, Valdrini nuk mund të mos jetë kreativ në çkado që bën. Ai në llogarinë e tij në SnapChat poston fustanet më të mira që i bën për vajza, si dhe veshjet për meshkuj që i bën edhe për vete, por edhe për meshkujt e tjerë që duan të duken elegant dhe me stil.
Alaudin Hamiti – @alaudinh – Drejtori i Klan Kosova dhe autori i emisionit NIN, është shumë argëtues dhe interesant edhe në SnapChat. Mes tjerash, ai e promovon edhe bujqësinë dhe bimët që i rritë në kopshtin e tij.
Petrit Kllokoqi @petritkllokoqi aka Titi, është poashtu njëri prej pronarëve të ZoneClub, por nëse ju intereson jeta e natës në Prishtinë, si dhe një njeri që është kreativ dhe me shumë sens humori në secilën ditë të javës, atëherë ndiqeni Petritin edhe nuk do të pendoheni për asnjë moment, sepse ai nuk zhgënjen në këtë aspekt. Mund të ndodhë që kur ai të jetë në element për të bërë humor, ju të shkriheni duke qeshë.
Astrit Gashi – @astritig – Gazetari dhe publicisti i njohur Astrit Gashi njihet për guximin e tij dhe këtë fakt e shfaq edhe në SnapChat, sa herë t’i jepet rasti. Ai eksperimenton me ushqimin, veshjet, pijet, dhe jetën e natës, kur zakonisht është me miq të shumtë.
Dekorim Sahiti @dekorii – Nëse dëshironi të inspiroheni për veshje të bukura të meshkujve, stil tejet interesant të jetës me fitnes, ushqime të shëndetshme, jetë super të gjallë aktive, dhe shoqërinë e njerëzve të famshëm në qytet, atëherë ndiqeni aka Dekorin, i cili është bashkë-pronar i ZoneClub dhe menaxher i labelit të reperëve të famshëm BabaStars.
Drin Zatriqi @drinzi – Pak të rinj nuk kanë dëgjuar për Drinin, sepse ai është shumë unik në shumë aspekte. Tani, ai jeton në Nju Jork, dhe kjo është një arsye më shumë për ta ndjekur atë. Nëse dëshironi me e pa qytetin që nuk flen kurrë, ndiqeni Drinin, sepse edhe ai rrallëherë duket se flen.
Arlinda Ramadani – @arlindagolden – Drejtuesja e Kabinetit në Ministrinë e Integrimeve dhe bashkëshortja e Petrit Selimit, zëvendës ministrit të jashtëm është e dashuruar me natyrën, punën dhe familjen e saj, njësoj si edhe për modën dhe udhëtimet. Disa tipare që të gjithë duam ti kemi, apo jo?
Cozman – @coz_man – Anëtari i njohur i labelit BabaStars është super interesant me veturat e shtrenjta, aksesorët e artë, ndejat dhe shoqërinë që ai e ka, e të cilën nuk heziton ta shfaq edhe në SnapChat. Sidomos, fansat e tij do të jenë shumë të lumtur ta dijnë profilin e tij në SnapChat, nëse ende nuk e kanë mësuar.
Majki @majkaveli – Majki e shfaq talentin e tij në shumë sfera shumë herë në llogarinë e tij në SnapChat. E të gjithë fansat e tij do të jenë shumë falenderues për faktin se ne e kemi rekomanduar atë në këtë listë.
Një gjë duhet të thuhet, se në këtë listë asnjëri nuk është më pak i rëndësishëm, dhe se këta nuk janë të vetmit njerëz që duhet të jenë këtu.
Prandaj, presim prej jush që në komente të na rekomandoni edhe njerëz të tjerë që ne t’i përcjellim dhe ta plotësojmë këtë artikull sa më shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
Lara Croft and the Guardian of Light – kur mund ta luani videolojën ikonike në iOS dhe Android?
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
Gjithçka që duhet të dini për ChatGPT dhe pse ky është një kërcënim për Google
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos