LAJMI I FUNDIT:

10 aftësitë më të kërkuara sipas Linkedin për vitin 2019

10 aftësitë më të kërkuara sipas Linkedin për vitin 2019

A po kërkoni për një fillim të ri gjatë 2019? Ndoshta dëshironi të përshtateni? Të mësoni një aftësi të re? Ose të ndryshoni karrierën?

Sipas analizave nga rrjeti profesional LinkedIn, punëdhënësit në vitin 2019 po kërkojnë një kombinim të aftësive me krijimtarinë që e kryeson listën e atributeve të dëshiruara. Këto, rezultate u finalizuan me raportin e Forumit Ekonomik Botëror, i cili arriti në përfundimin se aftësitë njerëzore si origjinaliteti, iniciativa dhe mendimi kritik ka gjasa të rriten në vlerë pasi teknologjia dhe automatizimi po avancojnë.

“Përforcimi i një aftësie të butë është një nga investimet më të mira që mund të bëni në karrierën tuaj, pasi ato kurrë nuk dalin nga stili. Plus, rritja e inteligjencës artificiale është duke i bërë aftësitë soft gjithnjë e më të rëndësishme, pasi ato janë pikërisht lloji i aftësive që robotët nuk mund të automatizojnë”, shkroi redaktori i pjesës për mësim në Linkedin, Paul Petrone, përcjell Telegrafi.


Me avancimin e Revolucionit të Katërt Industrial, punëdhënësit po kërkojnë një përzierje më të madhe të aftësive. Teksa teknologjitë si automatizimi dhe algoritmet krijojnë vende të reja pune me cilësi të lartë dhe fshijnë të tjera, kërkesa për shkathtësi të tilla ka gjasa të rritet. Aftësitë e forta [hard skiles] në kërkesë gjithashtu pasqyrojnë botën gjithnjë e më të madhe dixhitale, me cloud computing [teknologjia e ruajtjes së të dhënave] dhe inteligjencës artificiale që dalin në krye.

Pas kreativitetit, Linkedin tha se aftësitë e tjera ishin bindja, bashkëpunimi, përshtatshmëria dhe menaxhimi i kohës. Forumi ka vlerësuar se si kërkesa e këtyre atributeve ka gjasa të evoluojë me kalimin e kohës, me të mësuarit aktiv, kreativitetin dhe ndikimin social që është në rritje.

Në anën e aftësive të forta, cloud computing ishte në krye të listës, ndërsa gjithnjë e më shumë shërbime dhe të dhëna migrojnë në cloud. Inteligjenca artificiale erdhi pas saj, e ndjekur nga arsyetimi analitik, pasi kompanitë duhet të marrin vendime bazuar në një mori të dhënash që tani janë të qasshme për ta. Menaxhimi i njerëzve erdhi i katërti, pasuar nga UX Design – procesi i bërjes së të gjitha këtyre teknologjive të reja të arritshme dhe të lehta për njerëzit që të bashkëveprojnë me to.

Për Forumin Ekonomik Botëror, ekziston një “rritje e paqëndrueshmërisë së aftësive” ku teknologjia ndryshon profilet e shumë vendeve aktuale dhe kërkohen kompetenca të ndryshme. Vlerësohet se më shumë se gjysma e të gjithë të punësuarve do të kërkojnë riintensim të konsiderueshëm dhe riaftësim në vitet e ardhshme.

Dhe mesazhi për ligjvënësit është i qartë: një qasje strategjike është e nevojshme për të menaxhuar ndryshimet që janë duke u zhvilluar.

“Ndryshimet që po ndodhin në fuqinë punëtore do të eliminojnë disa pozicione, por në të njëjtën kohë krijojnë mundësi të reja për të tjerët. Megjithatë, maksimizimi i fitimeve dhe minimizimi i humbjeve kërkon vëmendje jo vetëm nga ligjvënësit, por edhe përgjigje koherente nga kompanitë për të gjetur zgjidhje të favorshme për punonjësit dhe për veten e tyre”, thuhet në raportin e Forumit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori