Për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, GALERIA Shopping Mall do të organizojë një event të veçantë e të mbushur me aktivitete argëtuese, kreative dhe edukative për më të vegjlit tuaj.

Ngjarja do të zhvillohet të dielën, më 1 Qershor, duke filluar nga ora 13:00, në hollin qendror të qendrës, dhe do të sjellë një atmosferë të paharrueshme për fëmijët dhe familjet tuaja.


Programi do të përfshijë:

-Takime me maskota të dashura 🐾

-Punëtori ngjyrosjeje me GIFI Kosova 🎨

-Performanca baleti nga Passe Ballet dhe Lulu’s Dance Academy 🩰

-Art Ebru dhe kaligrafi me YEE Prizren

-Sfida argëtuese si shigjetaria 🏹

-Shpërndarje kuponash nga Area Park Prizren dhe Area52

-Dhe një surprizë speciale në fund nga GIFI Kosova 🎉

Ky event është një mundësi për të festuar me dashuri dhe kujdes për fëmijët, duke i përfshirë ata në aktivitete që stimulojnë krijimtarinë, lëvizjen dhe emocionin.

📍 Vendndodhja: GALERIA Shopping Mall, Prizren

🕒 Koha: Nga ora 13:00

📅 Data: E diel, 1 Qershor 2025

Ejani të festojmë së bashku dhe ta kthejmë këtë ditë në një kujtim të paharrueshëm për fëmijët tanë!

GALERIA e dëshirave tuaja!