LAJMI I FUNDIT:

1 mijë e 586 raste të reja me kancer evidentohen në vitin 2019

1 mijë e 586 raste të reja me kancer evidentohen në vitin 2019

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura.

Kështu u tha në një konferencë, organizuar nga Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës botërore të Kancerit, ku u bë e ditur se 1 mijë e 586 raste të reja me kancer janë evidentuar gjatë vitit 2019 në Klinikën e Onkologjisë.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, bëri të ditur se edhe këtë vit janë përballur me sfida të shumta me pacientët e prekur me sëmundjen e kancerit, por që sipas tij, pavarësisht sfidave, ata janë munduar t’i ofrojnë shërbime të gjithëve.


Kurtishi tha se 217,143 shërbime janë dhënë në kimioterapi gjatë vitit 2019.

Ai bëri të ditur se në Kosovë numri i rasteve me kancer është më i vogël në krahasim me vendet tjera. Ndërsa, kryetari i shoqatës së Onkologëve, Arben Bislimi tha se kanceri është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse, andaj duhet ta luftojmë.

Ndryshe, qëllimi i Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit është vetëdijesimi dhe informimi i qytetarëve rreth kësaj sëmundje.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori