Ndërsa në Kosovë, Dita Ndërkombëtare e Punës më shumë festohet sesa protestohet, punëtorët dhe aktivistët në rrugët e qyteteve aziatike dhe evropiane kërkojnë të drejta më të mira të punës dhe rritje të pagave, të cilat janë bërë të pamjaftueshme për shkak të rritjes së çmimeve dhe politikave të strukturat qeverisëse.
Edhe pse 1 Maji në shumë vende të botës shënohet duke u ofruar qytetarëve një mundësi për të shprehur ankesa të përgjithshme ekonomike apo kërkesa politike, policia në Stamboll arrestoi dhjetëra persona që u përpoqën të shprehnin pikëpamjet e tyre në rrugë, në sheshin e famshëm Taksim.
Policia arrestoi protestuesit që u përpoqën të arrinin në sheshin qendror të Stambollit, edhe pse qeveria ka ndaluar festimet e Ditës së Punës, raporton Associated Press.
Për vite me radhë, qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka ndaluar mbajtjen e tubimeve dhe demonstratave në atë vend, duke përmendur si arsye sigurinë.
A polícia da #Turquia usa spray de pimenta e gás lacrimogêneo para dispersar os manifestantes em meio ao comício proibido do Dia do Trabalhador em #Istambul. pic.twitter.com/ckSFaBLK9p
— Mina (@Mina696645851) May 1, 2024
Megjithatë, një pjesë e partive politike dhe sindikatave ftuan qytetarët që të dalin në një marsh proteste në sheshin Taksim, i cili ka një vlerë simbolike për sindikatat dhe punëtorët.
Megjithatë, policia ngriti barrikada dhe mbylli të gjitha rrugët që të çojnë në sheshin qendror të Stambollit.
Transporti publik në zonë u reduktua dhe vetëm një grup i vogël përfaqësuesish të sindikatave u lejuan të hynin në shesh dhe të vendosnin një kurorë në monument, në kujtim të viktimave të incidentit të vitit 1977, në të cilin ata shkaktuan një rrëmujë ku mbetën të vdekur 34 persona.
Policia e ndërhyrjes arrestoi rreth 30 anëtarë të Partisë së majtë Çlirimtare Popullore, të cilët tentuan të çanin barrikadat përreth sheshit.
Në Athinë, disa mijëra protestues iu bashkuan marshimit të 1 Majit që ndaloi transportin publik dhe shërbimet hekurudhore kombëtare në të gjithë Greqinë. Grevat mbarëkombëtare u drejtuan nga sindikata më e madhe e vendit, e cila kërkoi një kthim në negociatat kolektive pasi të drejtat e punëtorëve u hoqën gjatë krizës së rëndë financiare të Greqisë 2010-2018.
Në Paris, protestuesit u mblodhën në Place de la Republique për të marrë pjesë në një marshim të udhëhequr nga sindikatat kryesore të Francës, duke kërkuar paga dhe kushte më të mira pune. Në Paris pati përleshje dhe u hodh gaz lotsjellës.
Grupet pro-palestineze dhe aktivistët anti-olimpik pritet t’i bashkohen marshimit nëpër kryeqytetin francez, i cili do të presë Lojërat Olimpike Verore në më pak se tre muaj.
Në Indonezi, punëtorët dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me ligjin e ri, për të cilin pretendojnë se shkel të drejtat e tyre dhe dëmton mirëqenien e tyre ndërsa kërkuan mbrojtje për punëtorët emigrantë jashtë vendit, si dhe rritje të pagës minimale.
Rreth 50 mijë punëtorë nga Xhakarta, Bogor, Depok, Tangerang dhe Bekasi pritet t’i bashkohen marshimeve të Ditës së Majit, tha Said Iqbal, president i Konfederatës së Sindikatave Indoneziane.
Parlamenti i Indonezisë ratifikoi vitin e kaluar një rregullore qeveritare që zëvendëson ligjin e diskutueshëm të krijimit të vendeve të punës, por kritikët thonë se ai ende përfitojnë bizneset.
Në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, mijëra protestues brohoritën, valëvitën flamuj dhe bërtisnin parulla pro-punëtorëve në fillim të tubimit të sotëm.
Organizatorët thanë se tubimi i tyre kishte për qëllim kryesisht intensifikimin e kritikave ndaj asaj që ata i quajtën politika anti-punëtore të udhëhequra nga qeveria konservatore e udhëhequr nga presidenti Yun Suk-yul.
Në Japoni, më shumë se 10 mijë njerëz u mblodhën në parkun Yoyogi në qendër të Tokios për një protestë të Ditës së Majit, duke kërkuar një rritje pagash që ata thanë se duhet të “mbulojë” mjaftueshëm rritjen e çmimeve.
Gjatë mitingut, Masako Obata, udhëheqësi i Konfederatës Kombëtare të Sindikatave të krahut të majtë, tha se tkurrja e pagave kishte lënë shumë punëtorë në Japoni në gjendje të vështirë dhe ka zgjeruar hendekun e të ardhurave.
Në Kosovë dhe në rajon, zakonisht më 1 Maj njerëzit organizojnë piknik familjar – por këtë radhë kanë protestuar në Prishtinë disa sindikata të punëtorëve duke kërkuar rritje të pagës dhe mirëqenie të punëtorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë