00NATION shpall formacionin e ri të CS:GO

Organizata 00NATION ka njoftuar nënshkrimin e një formacioni të ri ndërkombëtar.
Lajmi konfirmon një raport të mëparshëm nga Dust2.dk që tregonte se organizata ishte në diskutime me formacionin e ri, me ekipin që kishte bërë tashmë debutimin e tyre në Pinnacle Cup V dhe IEM Sydney Europe.
Ky lajm vjen pas largimit të formacionit brazilian, të cilët ishin pjesë e organizatës për më shumë se një vit.
Pjesë e formacionit të ri të 00NATION janë bërë shumë emra të njohur të Counter-Strike.
Birdfromsky, syrsoN, JDC, niko dhe susps janë lojtarët e ri të ekipit 00NATION.
Lista do të debutojë nën etiketën 00NATION së shpejti pasi ata do të përballen me Sampi në Pinnacle Cup V. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































