LAJMI I FUNDIT:

​Gorani: Politika e jashtme është pasqyrë e gjendjes sonë të brendshme

​Gorani: Politika e jashtme është pasqyrë e gjendjes sonë të brendshme

Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë në rast se Kosova nuk avancon brenda, politika e jashtme nuk do jetë asgjë tjetër pos objekt i talljes nëpër zyrat e qeverive të botës dhe material për shpotitje për mediat ndërkombëtare.

Këto komente Gorani i bëri sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për ‘skandalet në politikën e jashtme’ me kërkesë të LDK-së.

Gorani ka theksuar se politika e jashtme varet nga ajo se çfarë u ofrohet tregjeve të mëdha botërore.


Ai tha se përkundër orientimit pro-perëndimor e pro-evropian, qytetarët e Kosovës janë shoqëria e fundit në Ballkan, e cila vazhdon të jetojë ankthin primitiv të viteve të 90-a.

“Kurrë se kuptuam e as që duam ta kuptojmë, se të gjitha politikat, e më së shumti ajo e jashtme, janë pasqyrë e gjendjes së brendshme. Andaj, gjithë këto vite të shpenzuara në gënjime elektorale të vetes, po na hakmerren sot një nga një. Jemi më të izoluar se kurrë, përkundër gjithë sukseseve tona diplomatike, jemi më të mospërfillur se kurrë përkundër gjithë fotografive me liderë botëror. Jemi më të vetmuar se kurrë, edhe pse tash e sa muaj i kemi qitë në shitje kufijtë e shtetit dhe tokat e popullit”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, ai tha po ashtu se lobimi për njohje nënkupton vetëm mënyrë të zhvlerësimit të shtetësisë deri në nivel të një transaksioni financiar të ndonjë shitblerjeje. Kjo sipas tij, gjithmonë duke shpresuar në efektin e miqësive të trilluara private e personale.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori