Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për njohjen e diplomave, BE përmes një njoftimi për media, ka treguar udhëzuesin për njohje reciproke të diplomave në bazë të marrëveshjes fillestare të vitit 2011.
Diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE, e pas këtij vërtetimi, mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike.
“Diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE. Pas këtij vërtetimi mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, njohja profesionale do të bëhet nga organet qeveritare përkatëse, brenda maksimumi 90 ditësh pas pranimit të aplikacionit, dhe me një pagesë prej 50 euro, ose ndonjë shumë të barabartë me të, dhe se kjo njohje do të konsiderohet e mjaftueshme për mundësi punësimi, përfshirë këtu edhe në organet qeveritare. Ndërsa për njohjen akademike, thuhet se procedurat do të varen nga institucioni individual i arsimit të lartë dhe do të kenë një afat të përgjithshëm prej pesë muajsh.
“Njohja akademike do të nevojitet për vazhdimin e studimeve; Të gjitha certifikatat që janë marrë më herët në EUA do të njihen nga të dyja palët. Diplomat e vërtetuara tashmë nga EUA mund të dorëzohen direkt për njohje. Palët do t’i procedojnë ato që nga 4 prilli 2016. Të gjitha njohjet e mëparshme të diplomave do të trajtohen të vlefshme. Për më tepër, palët janë pajtuar të zgjerojnë fushëveprimin e marrëveshjes së vitit 2011 për të përfshirë edhe këto nivele arsimimi: arsimi i lartë (Bachelor, Master dhe PhD) dhe arsimi para-universitar (fillestar, sekondar, edukimi profesional dhe niveli i pestë i kualifikimit sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimit)”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së.
Tutje, në njoftim thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë këtë proces përmes financimit të një projekti që do të lehtësojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje në fazën fillestare të certifikimit. Ndërsa, hollësitë për modalitetet e këtij projekti dhe partnerin(ët) e përzgjedhur implementues do të shpallen në një fazë më të vonshme.
Gjithashtu, kërkohet që aplikuesit e interesuar t’u drejtohen ministrive përkatëse të arsimit për të dorëzuar aplikacionet e tyre.
Në janar të këtij viti, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, në Bruksel kanë arritur pajtimin që marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, të fillojë me 1 mars 2016.
Njohja reciproke e diplomave do bëhet përmes certifikimit ndërkombëtar të tyre nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane(EAU), kështu diplomat e certifikuara pastaj konsiderohen të njohura nga të dy vendet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova