Hapet ekspozita me dëshminë e krimeve serbe të kryera në Kosovë

Demokracia Studentore ka shënuar Ditën e Evropës me një formë të veçantë, duke hapur ekspozitën me fotografi ku dëshmohen krimet dhe gjencoidi serb i kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas Demokracia Studentore, qëllimi i ekspozitës është t’i dërgohet mesazh BE-së se populli i Kosovës nuk e meriton të jetë i izoluar.
Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se kjo ekspozitë ka filluar në oborrin e kishës ortodokse, e cila është ndërtuar me dhunë nga kasapi i Ballkanit Slobodan Milloshoviç dhe do të mbahet në qytetet të Evropës, si Paris, Berlin e Bruksel dhe do të përfundojë në Nju Jork.
“Për mes kësaj ekspozite do t’i tregojmë botës se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia në Kosovë”, tha ai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































