BMW ka publikuar fotot dhe detajet teknike të modeleve më të fuqishme të familjes X3 / X4.

Prodhuesi bavarez u përpoq të mos zhgënjejë tifozët, kështu që X3 M dhe X4 M kanë një 6-cilindër 3.0 binjak turbo, që prodhon 480 kuaj fuqi dhe 600 Nm çift rrotullues maksimal në versionin bazë.


BMW ka përgatitur variantet e Competition X3 M dhe X4 M me 510 kuaj fuqi. Modele të rregullta me 480 "kuaj" nga 0 në 100 km/h arrijnë për 4.2 sekonda, dhe në edicionin Competition të dy makinat nga vendi deri në 100 km në orë arrijnë për 4.1 sekonda.

BMW 2

Shpejtësia maksimale kufizohet në mënyrë elektronike në 250 km/orë, por së bashku me limitin e pakos së shoferit "M", X3 M dhe X4 M "normal" arrijnë 280 km/orë dhe versioni Competition prej 285 km/h.

Me të gjitha variantet e fuqisë BMW X3 M dhe X4 M transmetohen në të gjitha boshtet duke përdorur transmetimin automatik M Steptronic me 8 shpejtësi dhe xDrive. Kutia e shpejtësisë, natyrisht, gjithashtu ka një regjim manual, me leva të vendosura në timon.

BMW 3

X3 M dhe X4 M do të prodhohen në fabrikën amerikane të BMW-së në Spartanburg të Karolinës së Jugut. Çmimet ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa prodhimi fillon në prill 2019. /kp/Telegrafi/