Prodhuesi italian Alfa Romeo do të paraqesë modelin e përditësuar Giulietta në panairin e veturave në Gjenevë.

Me pakot e reja biznes dhe super, Alfa Romeo Giulietta ofron ngjyra të reja të modelit të saj.


2

Paketa Veloce Giulietta do të jetë në dispozicion për personalizim më të detajuar.

Sa i përket motorizimit, ende nuk ka informata konkrete nëse do të ketë ndonjë ndryshim domethënës.

3 12

Deri më tani, spekulohet për një motor JTDM 2.0 litërsh të ri me 175 kuaj fuqi, dhe TBI 1.7 litërsh me 240 kuaj fuqi.

Gjenerata e re Giuliette është planifikuar vetëm nga viti 2022.

4

Ndryshe, panairi i veturave në Gjenevë do të mbahet nga data 7 deri më 17 mars të këtij viti. /kp/Telegrafi/