LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarja e BE-së: Omicroni pritet të jetë varianti dominues deri në mes të janarit

Zyrtarja e BE-së: Omicroni pritet të jetë varianti dominues deri në mes të janarit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se Omicroni pritet të jetë variant dominues i coronavirusit në bllokun 27 vendesh deri në mes të janarit.

Sipas AP News, përcjell Telegrafi, Von der Leyen tha se blloku është i përgatitur mirë për të luftuar Omicronin me 66.6 për qind të popullsisë evropiane tashmë të vaksinuar plotësisht kundër virusit.

Ajo tha se është e bindur që BE-ja ka “forcën” dhe “mjetet” për të kapërcyer sëmundjen, megjithëse shprehu zhgënjimin e saj që edhe një herë festimet e fundvitit do të shqetësohen nga pandemia.


“Si shumë prej jush, unë jam e trishtuar që edhe një herë këto Krishtlindje do të errësohen nga pandemia”, tha Von der Leyen.

Ajo shtoi se BE-ja tani po përballet me një sfidë të dyfishtë, me një rritje masive të rasteve në javët e fundit për shkak të variantit delta të kombinuar me rritjen e omicron, pasi disa vende anëtare tashmë po përballen me një numër rekord të infeksioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Azia
Kalo në kategori