Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, nën hijen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, i cili i mundëson një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, po synohet të vendoset në pako me ligjet reformuese, thonë njohësit e çështjeve politike.
Sipas tyre, Ligji për përdorimin e gjuhëve, megjithatë, ka mbetur nën hijen e bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë, në kuadër të dialogut që po zhvillohet mes liderit të opozitës, Hristian Mickoski me liderët e dy partive në koalicionin qeverisës, kryeministrin Zoran Zaev dhe Ali Ahmetin.
Kohë më parë, Ligji për përdorimin e gjuhëve është kthyer në procedurë parlamentare, pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov refuzoi ta dekretojë atë, duke e vlerësuar këtë ligj në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Pas këtij veprimi të presidentit, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM kishte parashtruar 35 mijë amendamente për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin gjuhëve, duke bllokuar kështu procedurën parlamentare.
Nikolla Dujovski, ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Shkupit, për Radion Evropa e Lirë tha se ky ligj do të duhej të ishte pjesë e pakos që ligjeve reformuese. Por, shton ai, përderisa dallimet janë aq të thella mes liderëve politikë për këtë çështje, i gjithë fokusi do të përqendrohet në çështjen e emrit.
“Sinqerisht mendoj se kjo çështje do të zgjidhet më vonë. Nuk do të vendoset si çështje me prioritet në punën e Kuvendit për shkak të mosarritjes së marrëveshjes mes liderëve politikë të cilët duket se janë të fokusuar në çështjen e emrit për të zhbllokuar procesin e integrimeve”, thotë Dujovski.
Kurse, Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike vlerëson se ligji që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, paraqet shtyllën kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky jetik për procesin e integrimeve.
“Para se të vazhdohet me çfarëdo problematike që Maqedonia përballet që nga shkëputja nga ish- Jugosllavia e deri më sot, çështja e parë që kërkon zgjidhje dhe pastaj të vazhdohet me çështjet e tjera është zyrtarizimi plotë i gjuhës shqipe dhe me këtë mbyllja e Marrëveshjes së Ohrit. Pa zgjidhjen e zyrtarizmit të gjuhës shqipe, çdo zgjidhje tjetër do të ishte i mirëseardhur, por lë boshllëk në raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë Sinani.
Ndryshe, gjatë fundjavës krerët e partive në koalicionin qeverisës, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë takuar liderin opozitar të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski. Por, Mickovski , edhe pas këtij takimi tha se për partinë që drejton, Ligji për përdorimin e gjuhëve është kundërkushtetues dhe i pazbatueshëm.
Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se ka shumë dallime mes partisë së tij dhe OBRM-PDUKM-së sa i përket kësaj çështjeje.
“Propozimi që të formohet një grup pune me ekspertë nga e drejta kushtetuese, të cilët do të komentonin ligin për ne është i papranueshëm, për shkaqe parimore dhe pragmatike, sepse në Maqedoni ekziston Gjykata Kushtetuese dhe nëse diçka është në kundërshtim me Kushtetutën, për këtë do të duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Po gjatë fundjavës është realizuar një takim kokë më kokë edhe mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit dhe liderit të opozitës maqedonase Hristian Mickoski, por ky i fundit tha se çështja e ligjit të gjuhëve nuk ka qenë pjesë e bisedimeve. Ndërkohë që Ali Ahmeti tha se ka marrë garanci nga lideri i opozitës maqedonas se deputetët e kësaj partie do të mbështesin ligjet reformuese. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

LSDM: Inspektorati ia ka marrë kompetencat Mexhitit për nënshkrimin e dokumenteve administrative

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri