Site icon Telegrafi

Zyrtari ukrainas: Tetë vende evropiane do të marrin pjesë në trajnimin e pilotëve tanë

Ihor Zovka, zëvendës-shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, raportoi se tetë vende evropiane i janë bashkuar një koalicioni që do të ndihmojë në trajnimin e pilotëve ukrainas.

Koalicioni përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Holandën, Poloninë, Danimarkën, Suedinë, Belgjikën, Portugalinë dhe Francën, transmeton Telegrafi.

Zovka theksoi se “parametrat e pjesës evropiane të koalicionit” u përcaktuan, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi në Kishinau për samitin e Komunitetit Politik Evropian, shkruan Meduza.

Lexo po ashtu Droni vëzhgues filmon momentin kur artileria ukrainase shkatërron makinerinë luftarake të rusëve në Bakhmut

Marrëveshjet e arritura mundësojnë marrjen e vendimeve konkrete për shtrirjen dhe mekanizmat e trajnimit të pilotëve, personelit të mirëmbajtjes, si dhe krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përshtatshme për aeroplanët luftarakë.

Vendimet e mundshme mund të merren në samitin e ardhshëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes të Ukrainës.

Zovka vuri në dukje se Ukraina arriti të ndërmarrë hapa konkretë për të përshpejtuar procesin e trajnimit të pilotëve dhe teknikëve, për të operuar aeroplanët luftarakë të gjeneratës së katërt, “duke përfshirë, por pa u kufizuar në F-16”. /Telegrafi/

Exit mobile version