Një zyrtar izraelit i sigurisë ka konfirmuar se kalimi i Rafahut nuk është i hapur sot, pavarësisht raporteve që sugjerojnë të kundërtën.

Zyrtari tha se përgatitjet janë duke vazhduar për hapjen e tij vetëm për hyrjen dhe daljen e banorëve të Gazës.


Dje, zyrtarët izraelitë thanë se kalimi i Rafahut do të mbetet i mbyllur dhe rrjedha e ndihmave në Gaza do të zvogëlohet, pasi Hamasi nuk arriti të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve të vdekur.

Katër trupa të tjerë u dorëzuan mbrëmë, që do të thotë se 20 të tjerë ende nuk janë kthyer, transmeton Telegrafi.

Por raportet e këtij mëngjesi sugjeruan se Izraeli vendosi të hapë kalimin e Rafahut sot - diçka që ka rezultuar të jetë e pasaktë. /Telegrafi/