Arsene Wenger është dënuar me katër ndeshje ndalim  dhe gjobë prej 25 mijë funteve për shtyrjen ndaj gjyqtarit të katërt të ndeshjes, Anthony Taylor, gjatë fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Burnley.

Trajneri francez iu dërgua në tribuna në kohën shtesë në ndeshjen ndaj Burnley, pasi u përlesh me gjyqtarin e katërt,  ndaj të cilit ai ishte ngarkuar edhe me përdorimin e gjuhës abuzive apo fyese.


Wenger u penalizua, por mbeti në zonën e tunelit edhe minutat e fundit të ndeshjes dhe si rezultat i kësaj, ai nuk do të jetë në bankën e trajnerit për ndeshjen vendimtare të Ligës Premier kundër Chelseat më 4 shkurt, si dhe tri ndeshjet të tjera, përcjell Telegrafi.

Francezi do të fillojë suspendimin e tij menjëherë, dhe fillimisht do të mungoj në ndeshjen e FA Cup ndaj Southamptonit të shtunën, para se Arsenali të luaj edhe me Watford, Chelsea dhe Hull City.

67-vjeçari ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe kërkoi një seancë personale me Shoqatën e Futbollit, e cila u zhvillua të premten përpara se pezullimi i tij të njoftohet.

“Më vjen keq për çdo gjë. Unë duhej të isha mbyllur dhe të shkoja në shtëpi. Kërkoj falje për këtë”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.

“Ishte gjë e keqe, kam thënë diçka që ju dëgjoni çdo ditë në futboll. Në përgjithësi nëntë herë nga 10-të që nuk janë dërguar në tribuna për të”.

“Unë kam qenë mjaft i qetë gjithë lojën, më shumë se zakonisht, por vetëm në dy apo tre minutat e fundit...”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app