Ish-trajneri i Interit dhe Udineses, Andrea Stramaccioni është emëruar si trajner i ri i Sparta Pragës.

Lajmi u njoftua nga klubi çek në mëngjesin e sotëm, me 41-vjeçarin italian që mori në kohë drejtimin e skuadrës për fillimin e para-sezonit.


Pas drejtimit të nerazzurrëve dhe bardhezinjtë të Udines, Stramaccioni së fundmi kishte një aventurë në krye të skuadrës greke Panathinaikos.

Sparta është historikisht klubi më i suksesshëm në Republikën Çeke, por bosi i tyre i mëparshëm Petr Rada u largua pas përfundimit në vendin e tretë në tabelën e Ligës së sezonit të kaluar.

strama1

Klubi ka qenë kampion i vendit në 33 raste dhe detyra e Stramaccionit do të jetë rikthimi i titullit në shtëpi, pasi vitin e fundit u fitua nga rivalët e qytetit Slavia Pragës. /Telegrafi/

strama

telegrafi sport app