LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sevilla shkarkon trajnerin Julen Lopetegui

Zyrtare: Sevilla shkarkon trajnerin Julen Lopetegui

Klubi spanjoll, Sevilla ka shkarkuar edhe zyrtarisht trajnerin e tyre, Julen Lopetegui, pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.

Sevilla e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e tyre duke fituar vetëm një ndeshje nga shtatë javët e para në La Liga dhe duke humbur dy dhe barazuar një nga tri ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo formë e dobët e sidomos humbja e fundit në shtëpi nga Borussia Dortmund me rezultat 4-1 ka bërë që drejtuesit e klubit të vendosin largimin e Lopeteguit.


Është vet klubi andaluzian që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se kanë ndarë rrugët me trajnerin e njohur.

“Sevilla FC ka liruar Julen Lopeteguin nga detyrat e tij  si trajner i ekipit të parë pas përplasjes sonë kundër Borussia Dortmund”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, trajneri bask kaloi pak më shumë se tre sezone në krye të Sevillas, duke udhëhequr ekipin në 170 ndeshje. Në total, ai mori 89 fitore, 45 barazime dhe 36 humbje.

Lopetegui gjithashtu fitoi trofeun e Ligës së Evropës me klubin nga Andaluzia, ndërsa mban rekordin e më shumë pikëve me Sevillan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori