Zyrtare: Seedorf trajner i Milanit

Holandezi konfirmoi pensionimin nga karriera futbollistike më herët gjatë kësaj jave, për t’u rikthyer në San Siro kësaj here në pozitën e trajnerit, duke zëvendësuar të shkarkuarin Massimilliano Allegri.
Holandezi arriti në qytet qysh dje, duke përcjellë edhe ndeshjen e Coppa Italia ndaj Spezia, ndërsa sot është fotografuar duke kompletuar formalitetet e marrëveshjes para fillimit të punës në San Siro.
Milani po ashtu ka dalë me një deklaratë të shkurtër për të konfirmuar caktimin e Seedorf si dhe kohëzgjatjen e kontratës së tij, transmeton Telegrafi.
“Milan bën të diture se Clarence Seedorf është trajneri i ekipit të parë dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2016”, thuhet në postimin e shkurtër në faqen zyrtare të klubit.
Ky shënon rikthimin zyrtar të Seedorf te Milani pas 10 vitesh në klub si lojtar, ku luajti nga viti 2002 deri në vitin 2012. /Telegrafi/





















































