LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samuel Nikaj largohet nga Liria

Zyrtare: Samuel Nikaj largohet nga Liria

Samuel Nikaj edhe zyrtarisht nuk do të jetë më trajner i Lirisë.

Skuadra nga qyteti i Prizrenit ka njoftuar se me një takim mes bordit të klubit dhe trajnerit, janë pajtuar që t’i ndajnë rrugët.

Liria në sezonin e kaluar ishte në Superligë, por shkaku i rezultateve të dobëta ra në Ligën e Parë.


“Bordi i KF Liria, sot në takimin e jashtëzakonshëm shqyrtoi kërkesën për dorëheqje të trajnerit të klubit Samuel Nikaj. Pas diskutimeve konstruktive, bordi i kryesisë së klubit ishte njëzëri i pajtimit për ta pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, gjithmonë në akordancë me marrëveshjen paraprake mes palëve”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

“Bordi i KF Liria e falënderon trajnerin Samuel Nikaj për punën e gjertanishme dhe i dëshiron atij shumë suksese në të ardhmen në karrierë”.

Nikaj mori drejtimin e skuadrës për më shumë se katër muaj, por sot (25 nëntor) ka vendosur t’i ndajë rrugët.

Liria aktualisht është në vendin e tretë në Ligën e Parë me 25 pikë të grumbulluara, një më pak se Arbëria që është lider. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Serie A
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Kalo në kategori