Zyrtare: rigoN bëhet pjesë e Eternal Fire

Eternal Fire kanë zyrtarizuar afrimin e Volodymyr “Woro2k” Veletniuk dhe Rigon “rigoN” Gashi, duke shënuar përforcimet e para të skuadrës që nga momenti kur tre lojtarë u ulën në stol vetëm disa ditë më parë.
Këto lëvizje përfaqësojnë një ndryshim të qartë strategjie për Eternal Fire, të cilët më parë kanë operuar kryesisht me përbërje turke.
Organizata kishte eksperimentuar me një skuadër kryesisht polake në mesin e vitit të kaluar, me Bartosz “bnox” Niebisz, Martin “maaryy” Nakonieczny dhe Bartek “mASKED” Trybuła, por pas vetëm tre muajsh u rikthye sërish te një roster plotësisht turk.
Me nënshkrimin e Woro2k dhe rigoN, Eternal Fire sjell në ekip dy lojtarë me përvojë si në skenën e nivelit të dytë, ashtu edhe në turne të nivelit më të lartë.
From facing us to fighting with us 👀
Welcome, @rigoNcs!#forEF | #yüzdeyüzgaming pic.twitter.com/lQc8wIDHKC
— Eternal Fire (@eternalfiregg) January 6, 2026
rigoN vjen me një CV të pasur, ku përfshihen ekipe si Bad News Eagles dhe BIG, ndërsa gjysmën e dytë të vitit të kaluar e kaloi te ENCE, ku regjistroi një mesatare vlerësimi prej 0.98.
Gjatë kohës së tij atje pati edhe suksese, përfshirë fitimin e Thunderpick World Championship European Series 2, por ENCE vuajti nga mungesa e vazhdimësisë në rezultate.
Si pasojë, kontrata e tij u ndërpre me marrëveshje të ndërsjellë në fillim të këtij viti./Telegrafi/

















































