LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pronarët e Manchester Cityt bëhen me klub të ri, City Football Group blen klubin e nëntë

Zyrtare: Pronarët e Manchester Cityt bëhen me klub të ri, City Football Group blen klubin e nëntë

City Football Group ka blerë edhe një tjetër skuadër duke e quar në nëntë numrin e skuadrave që kanë nën pronësi.

Pronarët e kampionëve të Anglisë, Manchester Cityt kanë blerë klubin e nëntë dhe këtë fat t’i kenë pronar ata e ka klubi belg Lommel SK.

City Football Group ka vendosur që t’i paguajë borxhet prej dy milionë eurove të klubit belg.


Lommel SK aktualisht është në kategorinë e dytë belge, teksa kishte probleme të mëdha financiare.
Lajmin e ka konfirmuar vetë City Football Group.

“Investimi është pjesë e strategjisë sonë afatgjate për të qenë prezent në shtetet kyçe të futbollit, të luajmë futboll të bukur dhe të zhvillojmë talente”.

“Ne jemi njohur nga kultura e Lommelit, kompleksi stërvitor dhe angazhimi për zhvillimin e talenteve dhe po shikojmë para të ndihmojmë klubin të zhvillohet në muajt dhe vitet në vijim” , ka thënë Ferran Soriano, shef-ekzekutiv i City Football Group.

Kësisoj Lommel bëhet klubi i nëntë nën pronësinë e City Football Group, pasi më parë janë edhe Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), Montevideo City Torque (Uruguai), New York City (SHBA), Mumbai City (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Melbourne City (Australi) dhe Yokohama F. Marinos (Japoni). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori