LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: OnePlus 2 vjen më 27 korrik, sjell 4GB RAM

Zyrtare: OnePlus 2 vjen më 27 korrik, sjell 4GB RAM

OnePlus 2 do të lansohet zyrtarisht më 27 korrik, si pasardhësi i OnePlus One, me të cilin kompania ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Deri më tani janë parë dhe mësuar shumë detaje për telefonin e ri të OnePlus, mirëpo tani është bërë konfirmimi zyrtar i harduerit që OnePlus do të përdor në telefonin e saj të ri.

Kompania nuk i ka dhënë vetë detajet, por specifikat e OnePlus 2 kanë kaluar nga TENAA e cila i ka publikuar detajet zyrtare të modelit të ri.

TENAA është autoritet i ngjashëm me FCC-në amerikane. OnePlus 2 do të ketë ekranin me madhësi prej 5.5-inç në Quad HD (1440 x 2560), si dhe cilësinë 1080p HD.


Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe procesorin Qualcomm Snapdragon 810. Bashkë me procesorin do të vijë edhe be 4GB RAM, 32GB memorie e brendshme, micro SD kartela, si dhe bateria me 3300 mAh.

Në pjesën e pasme do të jetë kamera me 13MP, si dhe ajo e përparme me 8MP. (Telegrafi)