Zyrtare: Nikola Stijepovic, lojtar i ri i Suharekës

Klubi i Suharekës ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin malazez, Nikola Stijepovic.
Pas afrimit të trajnerit Shpëtim Duro, drejtuesit e Suharekës kanë vazhduar me përforcime për të qenë sa më konkurrues këtë sezon në Superligën e Kosovës.
Therandasit kanë konfirmuar sot (e shtunë) transferimin e tretë të verës, pasi atyre të Lorik Boshnjakut dhe Alden Skrijelj.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 30-vjeçar nga Mali i Zi, Nikola Stijepovic, i cili së fundmi luajti te Voska Sport në Maqedoninë e Veriut.

Nga
Telegrafi
08/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































