Zyrtare: Milos Latkovic, lojtar i ri i KB Bashkimit

Klubi nga Prizreni, Bashkimi ka njoftuar nënshkrimin me basketbollistin malazez, Milos Latkovic.
Bashkimi ka njoftuar një transferim të vonshëm, por i cili do të jetë i gatshëm menjëherë t’i bashkohet skuadrës dhe ndeshjeve.
Është vet klubi prizrenas që ka njoftuar transferimin e tij me anë të rrjeteve sociale.
Postimi pa ndërhyrje i BashkimitZYRTARE: Milos Latkovic në KB Bashkimi Basketbollisti nga Mali i Zi, Milos Latkovic, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Latkovic i është bashkuar skuadrës dhe do të jetë i gatshëm sonte për ndeshjen e Kupës në "Final 8" që do ta luajmë kundër Yllit. Latkovic, 27 vjeçar, së fundi ka luajtur për skuadrën Teodo Tivat nga Mali i Zi, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Mornar (Mali i Zi), Lovcen (Mali i Zi), Ulcinska Rivijera (Mali i Zi), Nassjo (Suedi), BC Kyiv (Ukrainë) etj. Ai është 196 cm i gjatë dhe luan në pozitën e fundorit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































