FC Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mesfushorin Rilind Hetemi, i cili i bashkohet klubit në këtë afat kalimtar veror.

Në njoftimin e bërë publik nga klubi thuhet: “Rilind Hetemi është futbollisti ynë. Sot ju prezantojmë një tjetër ardhje të këtij afati kalimtar, bëhet fjalë për mesfushorin Rilind Hetemi".


"Rilindi është zhvilluar në akademinë e Borussia Dortmund, në Gjermani. Ndërsa vjen për të vazhduar rritjen e tij, si dhe për të ndihmuar klubin drejt objektivave të këtij sezoni.

"Me Rilindin, repartit tonë të mesfushës i japim edhe më shumë kreativitet, konkurrencë dhe cilësi. Mirë se vjen, Rilind Hetemi”, përfundon njoftimi i klubit malishevas.

20-vjeçari është produkt i akademisë së njohur të Borussia Dortmund dhe konsiderohet një talent premtues, që pritet t’i japë mesfushës së Malishevës një dimension shtesë.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për klubin kosovar, i cili po përforcon organikën për sezonin e ri dhe synon të jetë më konkurrues në elitën e futbollit vendor. /Telegrafi/

telegrafi sport app