Zyrtare: Llapi zyrtarizon afrimin e Valmir Berishës

Valmir Berisha është përforcimi i dytë i Llapit pas prezantimit të Blend Baftiut.
Sulmuesi kosovar i lindur dhe rritur në Suedi, i bashkohet Llapit pas aventurës gjashtë mujore te Liria sezonin e fundit.
28-vjeçari ka bërë karrierë në të kaluarën edhe si Roma dhe Halmstad, derisa shihet si një përforcim me vlera për Llapin.
Njoftim i plotë nga FC Llapi:Komunikatë Zyrtare: Valmir Berisha përforcon Llapin Klubi Futbollistik Llapi komunikon transferimin e sulmuesit të qendrës, Valmir Berisha nga FC Liria me kontratë për dy-vitet e ardhshme. 28-vjeçari vjen në klubin tonë me një bagazh të madh e eksperiencë ndërkombëtare dhe do rrit edhe më shumë konkurrencën në repartin ofanziv. Fillimi i karrierës së tij në Halmstad dhe pjesëmarrja në klube prestigjioze si Roma, e pjesëmarrja e tij në kombëtaret zinxhirë të Suedisë janë vetëm disa nga momentet që e bëjnë të dallohet në skenën ndërkombëtare të futbollit.





















































