LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi transferon mbrojtësin rumun Robert Burcea

Zyrtare: Llapi transferon mbrojtësin rumun Robert Burcea

Llapi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina tanimë ka përforcuar repartin e mbrojtjes.

Rumuni Robert Burcea është futbollisti më i ri i Llapit i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.


24-vjeçari ka luajtur në grupmoshat e Academia Hagi, Schalk 04, RW Esen e Kray në Gjermani.

Ai ka luajtur edhe për skuadrat si Daesti, Zimbru Chisinau dhe Ocna Mures.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Robert Burcea nënshkruan me Llapin
Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç, Robert Burcea ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1-vit tjetër.

Burcea ka bindur drejtuesit e klubit për të nënshkruar me të dhe pas nënshkrimit të kontratës ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit.

24-vjeçari në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Schalke 04, teksa në vijim të saj ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.

Klubi ka përfunduar gjitha procedurat e regjistrimit të tij dhe Burcea ka të drejtë loje nga ndeshja e ardhshme me Prishtinën. Welcome BURCEA. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori