Leicester po përpiqet të mbajë kapitenin Jonny Evans, pavarësisht se liroi shtatë yje pas rënies së tyre nga Liga Premier.
The Foxes zyrtarisht i liruan yjet Youri Tielemans, Daniel Amartey, Ayoze Perez, Caglar Soyuncu, Papy Mendy, Ryan Bertrand dhe të huazuarin Tete.
Kampionët e sezonit 2015/16 po përgatiten për një revolucion të madh pasi ranë në nivelin e dytë në ditën e fundit tëLigës Premier.
Ata duhet të ulin kostot me një faturë pagash në 200 milionë eurosh, pasi humbën 100 milionë euro në vitin e fundit financiar.
Por, skuadra e Midlands ende shpreson të mbajë kapitenin Jonny Evans, i cili u bashkua në vitin 2018. City ka ushtruar gjithashtu një opsion për të zgjatur kontratën e Hamza Choudhury për një vit deri në vitin 2024.
Klubi ende nuk ka vendosur nëse do të mbajë trajnerin e përkohshëm Dean Smith pas rënies nga kategoria apo do të shkojë për një njeri të ri me pretendentët duke përfshirë Steven Gerrard dhe Graham Potter. /Telegrafi/
Seven professionals are among those confirmed to leave #lcfc upon the expiration of their contracts this June.
The Club extends its thanks to all seven players for their contributions during their time with us and wishes them every success in their careers.
— Leicester City (@LCFC) June 5, 2023