Pejanët sot kanë transferuar Kevin Burwell, i cili luan në pozitën e organizatorit.

Basketbollisti 26-vjeçar karrierën profesionale e filloj në Spanjë dhe vazhdoj në Kanada.


Në vitin 2014 ishte në prova në Philadephia 76ers dhe Portland Trailblazers, por që vazhdoj me ekipin e Springfield Armor ne D League.

Së fundi, Burwell ishte pjesë e South Jersey Thunder në APBL League, me të cilin ekipi u shpall kampion dhe ishte MVP i finaleve.

Burwell është asistuesi i tretë më i mirë në histori të Mississippi Valley State University.

Poashtu sa ishte pjesë e NCAA ishte dy herë kampion dhe ne vitin 2012 u zgjedh TOP 15 organizatorët më të mirë.
 

telegrafi sport app