Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të Komunave, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në listën e kandidatëve nuk ka ndonjë befasi. Ashtu siç edhe është paralajmëruar Lirak Çelaj do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, Ramiz Lladrovci për Drenas, kurse në Pejë, Mitrovicë dhe Mitrovicë të Veriut tri femra do të garojnë për kryetare të komunave, raporton Telegrafi.


Lista e kandidatëve të PDK-së për kryetar komunash:

1. Prizren - Shaqir Totaj 2. Mitrovicë - Valdete Idrizi 3. Gjakovë - Hajdar Beqa 4. Pejë - Sabiha Shala 5. Ferizaj - Agim Aliu 6. Prishtinë - Lirak Çelaj 7. Gjilan - Zenun Pajaziti 8. Klinë - Sokol Bashota 9. Rahovec - Idriz Vehapi 10. Drenas - Ramiz Lladrovci 11. Lipjan - Ismet Hajrullahu 12. Therandë - Blerim Xhemajli 13. Kastriot (Obiliq) - Nysret Kelmendi 14. Fushë Kosovë - Adem Zogiani 15. Sharr - Shaban Shabani 16. Besianë - Hajredin Hyseni 17. Dardanë - Emin Krasniqi 18. Kaçanik - Besim Ilazi 19. Shtime - Naim Ismajli 20. Shtërpcë - Fikri Hasani 21. Artanë - Fadil Gërbeshi 22. Burim - Beqir Sadikaj 23. Viti - Besim Halimi 24. Vushtrri - Ferit Idrizi 25. Malishevë - Mursel Gashi 26. Hani Elezit - Florim Shkreta 27. Junik - Fatos Shala 28. Deçan - Blerand Kadrijaj 29. Mitrovicë e Veriut - Gonxhe Qaushi 30 Kllokot - Naser Shabani