LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kemal Ademi transferohet në Kroaci te NK Osijek

Zyrtare: Kemal Ademi transferohet në Kroaci te NK Osijek

Kemal Ademi është larguar nga futbolli zviceran dhe karrierën do ta vazhdoj në Kroaci.

Sulmuesi nga Kosova së fundmi ishte pjesë e Luzernit në Superligën e Zvicrës, derisa sot është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës kroate Osijek.

28-vjeçari nënshkroi për NK Osijek për dy vjet, dhe është interesante të theksohet se ai flet shumë mirë edhe gjuhën kroate.


Ai ka shumë përvojë, pasi ka luajtur për St. Gallen, Hoffenheim, Xamax, Basel, Fenerbahçe, Karagümrük, Khimki, Paderborn, Sandhausen dhe Luzern.

“Po, jam 28 vjeç dhe tashmë kam qenë në shumë klube dhe vende, duke filluar nga Zvicra, përmes Turqisë, Rusisë dhe Gjermanisë dhe Zvicrës përsëri. Fjala vjen, unë kam lindur në Gjermani, por familja ime shkoi shpejt në Zvicër dhe fillova të luaj futboll atje”.

“Kam ndryshuar sisteme dhe formacione të shumta, kudo jam përpjekur të përshtatem sa më mirë. Kam pasur shumë bashkëlojtarë të famshëm dhe shumë cilësorë si Mesut Özil , Luiz Gustavo , Diego Perotti e të tjerë. Kam luajtur kundër Shakhtarit kur Jose Boto ishte drejtor sportiv atje dhe tani më thirri të vij në Osijek”.

“Kam eksperiencë edhe nga Liga e Kampionëve dhe kualifikueset e Konferencave, e cila më pret edhe këtu. Meqë ra fjala, jam mirë në atë kompeticion, kam shënuar dy gola teksa luaja për Luzernin. Shpresoj që të jem i suksesshëm dhe efektiv edhe për Osijekun”, tha Ademi në prezantimin e tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Përfaqësueset
Zyrtare: Man Utd merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Ten Hag

Zyrtare: Man Utd merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Ten Hag

Premier League
Vetëm dy portierë në botë i kanë pritur penalltitë Ronaldos dhe Messit, a e dini kush janë ata?

Vetëm dy portierë në botë i kanë pritur penalltitë Ronaldos dhe Messit, a e dini kush janë ata?

Ndërkombëtare
Superkompjuteri zbulon shanset e secilës nga tetë kombëtaret për të fituar Copa America

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës nga tetë kombëtaret për të fituar Copa America

Përfaqësueset
Ylli i Anglisë pranon se është 'i mërzitur' me rolin e tij nën urdhrat e Southgate në Euro 2024

Ylli i Anglisë pranon se është 'i mërzitur' me rolin e tij nën urdhrat e Southgate në Euro 2024

Përfaqësueset
Pagë marramendëse prej 500 mijë eurove në javë, Ederson drejt transferimit shokues në Arabinë Saudite

Pagë marramendëse prej 500 mijë eurove në javë, Ederson drejt transferimit shokues në Arabinë Saudite

Premier League
Kalo në kategori