LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Jorge Sampaoli merr drejtimin e Sevillës

Zyrtare: Jorge Sampaoli merr drejtimin e Sevillës

 Sevilla nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Julian Lopotegeui.

Skuadra spanjolle vendosi ta shkarkoj trajnerin pas disfatës së rëndë 1-4 në shtëpi nga Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë pa humbur shumë kohë skuadra andaluziane ka angazhuar trajnerin argjentinas Jorge Sampaoli me të cilin ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024.


Për trajnerin argjentinas është një rikthim në Sevilla, pasi e kishte udhëhequr këtë klub edhe më parë.

62-vjeçari ishte trajner i skuadrës spanjolle për një vit nga 2016 deri më 2017 para se të largohej për ta marrë postin e trajnerit te Argjentina.

Sevilla e ka nisur keq edicionin edhe në La Liga ku pas shtatë xhirove kanë vetëm pesë pikë dhe janë në pozitën e 17-të në renditjen tabelare.

Sampaoli duhet të tregojë dorën e tij pasi objektivi i klubit është të përfundojë në pjesën e epërme të tabelës. /Telegrafi/