LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: iPhone 6s në IPKO për vetëm 399.95 euro

Zyrtare: iPhone 6s në IPKO për vetëm 399.95 euro

Telefoni më i mirë i Apple do të vijë i kombinuar me pakot më të mira nga IPKO, për çmimin më të mirë ndonjëherë

IPKO sot ka njoftuar se do të fillojë me ofrimin e iPhone 6s, siç edhe kishte njoftuar më herët. iPhone 6s është modeli më i avancuar i iPhone ndonjëherë, i cili vjen në pako me Mujore L dhe DUO Premium HD – produktet e preferuara të përdoruesve në IPKO.

Konsumatorët e IPKO-së që nënshkruajnë kontratë 24 muajshe në pakon Quatro që ofron Duo Premium HD, telefoninë fikse dhe pakon Mujore L, mund ta marrin iPhone 6S të subvencionuar për vetëm 399.95 euro, ndërsa shërbimet tjera i paguajnë në fund të muajit.

“Kur iPhone 6s kombinohet me të gjitha në një – sikurse internetin më të shpejtë WiFi dhe atë 4G, kanalet televizive premium si dhe komunikimin e pandërprerë kudo, përdoruesi e merr një përvojë jashtëzakonisht unike, të cilën mund ta ofrojë vetëm IPKO” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.


“Me iPhone 6s ne kemi integruar të gjitha shërbimet fikse dhe mobile në një faturë të vetme, për thjeshtësi dhe fleksibilitet të ri për përdoruesit tanë”

Përdoruesit që duan të marrin iPhone 6s me pakon Mujore L për 24 muaj mund ta marrin modelin më të ri të Apple iPhone për 669.95 euro, ndërsa pa pako, ata duhet të paguajnë 769.95 euro.

Përveç iPhone 6s, pakoja më e re Quatro nga IPKO gjithashtu ofron edhe tiparin e ri për kombinimin e të gjitha shërbimeve në një vend dhe mundësinë e pagesës në fund të muajit – një metodë të re të pagesave që aplikohet vetëm nga operatorët e mëdhenj në shtetet e zhvilluara.

IPKO është operatori i vetëm mobil në Kosovë që ofron Apple iPhone, si dhe operatori i vetëm që mund të ofrojë shërbimet quad-play (telefoni mobile, fikse, internet dhe TV digjital) në cilësinë dhe përmbajtjen më të mirë të mundshme, të cilat mundësohen nga rrjeti më i shtrirë në tërë vendin.