Trepça ’89 ka njoftuar se mbrojtësi Happy Mashau është kthyer në radhët e tyre, pasi edhe më parë ka mbrojtur ngjyrat e minatorëve.
Klubi ka njoftuar se do te këtë edhe transferime të reja në ditët në vijim.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka transferuar ish futbollistin tonë Happy Mashau”.
“Mashau rikthehet për të përforcuar repartin defanziv të Minatorëve. Ky nuk do të jetë transferimi i fundit i cili do ti bashkohet grupit të drejtuar nga kryetrejneri z. Shpëtim Idrizi”.
“Mashaut i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/