Trepça ’89 ka bërë një lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri duke emëruar Gani Sejdiun në postin e trajnerit të parë të skuadrës.

Klubi mitrovicas ka konfirmuar rikthimin e trajnerit me përvojë të madhe në futbollin kosovar, i cili tashmë do të udhëheqë një projekt të ri për rikthimin e ekipit në elitën e futbollit kosovar.


Sejdiu, i cili dikur fitoi titullin kampion me Trepçën, do të synojë ta rikthejë 89-shin aty ku i takon, pas disa viteve me luhatje në Ligën e Parë.

Gjatë karrierës së tij të pasur, ai ka drejtuar edhe klube si Feronikeli, Besa e Pejës, Vëllaznimi, Ballkani, Drenica dhe Phoenix, duke fituar reputacion si një nga trajnerët më të respektuar në futbollin vendas.

Nga Trepça ’89 është theksuar se besimi në profesionalizmin dhe përkushtimin e tij është i plotë, teksa skuadra synon të ndërtojë një projekt ambicioz për të arritur rikthimin në Superligë.

4.sejdiu

“Mirësevjen në shtëpi, profesor,” thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app