Istogu përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Fisnik Gashi. Gashi u prezantua si trajneri i ri nga zyrtarët e klubit, teksa me istogasit ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera. Njoftimi i plotë i Istogut: “Football Club Istogu ka kënaqësinë të ju njoftojë se sot ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me trajnerin e mirënjohur kosovar, Fisnik Gashi”.  “Fisnik Gashi sot nënshkroi kontratë 3-vjeçare me Istogun. Kontrata është e vlefshme deri me 30 qershor 2028, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera”. 

“Trajneri Gashi besoj në projektin e klubit tonë dhe shpresojmë që së bashku në tri vitet e ardhshme me punë të madhe ta realizojmë atë”.  “Kryetrajneri pejan së fundmi ishte pjesë e Besës së Pejës, ndërsa në të kaluarën ka udhëhequr Rilindjen dhe Istogun”.  “Fisniku ishte pjesë e Istogut edhe në stinorin 2022-2023, ku me mjaft sukses e udhëhoqi ekipin tonë”. “I dëshirojmë mirë se ardhje trajnerit z.Fisnik Gashi në klubin tonë!”, thuhej në faqen e klubit./Telegrafi/

telegrafi sport app