LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Figo bëhet me rol drejtues në UEFA

Zyrtare: Figo bëhet me rol drejtues në UEFA

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Interit, portugezi Luis Figo është emëruar si këshilltar i futbollit nga UEFA.

Figo ishte njëri nga kandidatët kryesor për ta marr kryesimin e shtëpisë më të madhe në botë të futbollit, FIFA-s, ku në vitin 2015 ishte kundër-kandidat i Sepp Blatterit, por u mund në këtë garë.

Megjithatë, futbolli evropian ka nevojë për një ikonë të tillë dhe tani i kanë bërë një vend si këshilltar në UEFA.


Florentino Perez tregon si e bindi Figon ta lë Barcelonën
Lexo po ashtu Florentino Perez tregon si e bindi Figon ta lë Barcelonën

Është vetë UEFA që ka bërë publik këta lajm me detyrën e re të portugezit Figo, i cili në ta kaluarën ishte lojtari më i mirë në botë.

“Luis Figo është duke sjellë pasurinë e tij të njohurive dhe ekspertizës në UEFA ndërsa ai bashkohet me organizatën si këshilltar i futbollit”, thuhet në fillimin e deklaratës nga UEFA.

“Ish fituesi i Ligës së Kampionëve, në UEFA do të punojë me Presidentin Aleksander Ceferin dhe Divizionin e Futbollit për një sërë çështjesh duke përfshirë aspektet teknike të lojës, ligjet e lojës dhe atraktivitetin e përgjithshëm të sportit”.

Barcelona gjithmonë është përballur me largime të mëdha - Këta janë yjet e mëdha që i lanë blaugranat në kulmin e karrierës (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona gjithmonë është përballur me largime të mëdha - Këta janë yjet e mëdha që i lanë blaugranat në kulmin e karrierës (Foto)

“Ai do të jetë gjithashtu figura kryesore e programit të ambasadorëve të UEFA-s”, përfundon deklarata njoftuese e UEFA-s.

Ndryshe, në të kaluarën Figo ka luajtur edhe për Sporting Lisbonën dhe Real Madridin, përvec Interit dhe Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori