LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Dukagjini transferon Mërgim Pefqelin

Zyrtare: Dukagjini transferon Mërgim Pefqelin

KF Dukagjini përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mërgim Pefqelit.

Pefqeli në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa tek ekipi kryeqytetas sezonin e fundit kishte mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Njoftimi i plotë i Dukagjinit:


Mërgim Pefqeli vishet bardhegjelbër.

Ish-kapiteni i Prishtinës është përforcimi më i ri i klubit tonë.

KF Dukagjini njofton se ka nënshkruar me mesfushorin me përvojë, që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa karrierë ka bërë edhe te disa klube tjera.

Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne.

Mirë se vjen Mërgim./Telegrafi/