KF Dukagjini ka zyrtarizuar përforcimin e parë për mbrojtjen në këtë afat kalimtar veror. Klubi nga Klina ka nënshkruar me qendërmbrojtësin 20-vjeçar, Alpi Shahini.

Shahini vjen nga skuadra e Rahovecit, ku zhvilloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar, dhe tani ka firmosur një kontratë trevjeçare me Dukagjinin, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të klubit për ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të qëndrueshme.


Njoftimi i plotë i klubit:KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë se Alpi Shahini është lojtari më i ri që i bashkohet familjes. 20-vjeçari, që luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, tek ne vjen nga Rahoveci ku kaloi gjysmën e dytë në sezonin e fundit.

Shahini ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin tonë, duke u bërë pjesë e planeve tona afatgjata për forcimin e mbrojtjes dhe ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të qëndrueshme. Të gjithë nga klubi i urojmë mirëseardhje dhe suksese në sfidat që na presin. Mirë se na erdhe, Alpi. /Telegrafi/

telegrafi sport app