Zyrtare: Drita rikthen Shillovën

Drita e ka zyrtarizuar transferimin e ri në afatin kalimtar të verës, i cili mund të jetë edhe i fundit për gjilanasit.
Bardhekaltërit e kanë kthyer në skuadër sulmuesin Alban Shillova, i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e ekipit të Dritës, shkruan Telegrafi.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Dritës në Facebook, ku nuk është publikuar asnjë informatë tjetër.
Shillova kishte arritur që të nënshkruaj marrëveshje me Hajvalian, por siç duket lojtari nuk e ka pëlqyer ambientin në këtë skuadër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































