Zyrtare: Drita përforcohet në mesfushë me Ensar Huruglicën

Drita ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë brenda ditës dhe të katërtin këtë afat kalimtar dimërorë.
Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ensar Huruglica.
20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë te Drita vije nga skuadra zvicerane SC Kriens. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave te skuadra tjetër zvicerane Luzern.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:Ensar Huruglica kthehet në qytetin e tij të lindjes Ensari bashkohet me ne si një djal i qytetit tonë me shumë potencial. I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djal me shumë potencial. 20 vjeqari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje.
Klubi ynë FC DRITA do të jetë shtëpia ku talentin e tij prej një futbollisti në rritje e sipër tash e tutje do ta shfaqë në fanelën bardhë e kaltër. Mire se vjen Ensar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































