Zyrtare: Drita përforcohet në mbrojtje me Melos Zenunajn

Drita ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror teksa ka përforcuar repartin e mbrojtjes.
Qendërmbrojtës i talentuar, Melos Zenunaj është përforcimi i radhë i klubit gjilanas.
Zenunaj së fundmi ka qenë pjesë e Kukësit në Shqipëri, derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Dritën.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:Melos Zenunaj nënshkruan me ne Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, qendërmbrojtësin Melos Zenunaj. Zenunaj në pesë sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës me disa ekipe dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit shqiptarë me ekipin e Kukësit. Melosi ka nënshkruar kontratë tre vjeqare me ne dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2027. Mirë se vjen Melos, paq fat. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































