LA Galaxy ka njoftuar se Douglas Costa është lojtari më i ri i tyre, ku vjen si huazim gjashtëmujore nga skuadra braziliane Gremio.
Pas përfundimit të huazimit, Costa do të nënshkruajë për LA Galaxy deri në fund të vitit 2023.
Costa, 31 vjeç, i bashkohet LA Galaxy pas 400 paraqitje profesionale dhe 21 trofe të fituar në ligat kryesore të Brazilit, Gjermanisë, Italisë dhe Ukrainës.
The #LAGalaxy acquire Brazilian midfielder @DouglasCosta as a Designated Player ⚡️
— LA Galaxy (@LAGalaxy) February 10, 2022
“Douglas është një lojtar i klasit botëror dhe një kampion i dëshmuar në nivelin më të lartë. Kapaciteti i tij për të krijuar dhe përfunduar do të shtojë një nivel tjetër në sulmin tonë”.
⚡️ @DouglasCosta is ready for the challenge ⚡️ pic.twitter.com/9KtmB4kgKk
— LA Galaxy (@LAGalaxy) February 10, 2022
“Ne jemi të ngazëllyer që e integrojmë atë në skuadër ndërsa po shkojmë drejt fillimit të sezonit”, ka thënë trajneri i LA Galaxy, Greg Vanney.
What’s 𝕲’s up in Portuguese, @douglascosta? pic.twitter.com/TE0ycY3ijF
— LA Galaxy (@LAGalaxy) February 10, 2022
Costa në Evropë ka luajtur për klube si Shakhtar Donetsk, Bayern Munich dhe Juventus. /Telegrafi/