Site icon Telegrafi

Zyrtare: Aubameyang do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite

Pierre-Emerick Aubameyang do të vazhdojë karrierën në Arabia Saudite, tek klubi Al-Qadsiah, që ka konfirmuar transferimin e sulmuesit.

Sulmuesi i njohur që bëri karrierë në klube të mëdha si Milan, Dortmund, Arsenal, Barcelonë, Chelseat dhe Marseillet ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Aubameyang së fundmi ishte te Marseille në Ligue 1 të Francës, por francezët nuk kanë arritur atë ta bindin të qëndrojë në ekip, pasi që oferta arabe ishte shumë e madhe.

 

Madje ka pasur edhe takim me trajnerin e ri të Marseille, Roberto De Zerbi, por Aubameyangu kishte vendosur largimin.

 

35-vjeçari në edicionin e kaluar pati 30 gola të realizuar dhe 11 asistime, duke qenë lojtari kryesor i Marseilles. /Telegrafi/

Exit mobile version