LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Aston Villa bën një tjetër goditje, transferon Diego Carlosin

Zyrtare: Aston Villa bën një tjetër goditje, transferon Diego Carlosin

Aston Villa vazhdon të jetë njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve ende pa startuar mirë afati kalimtar veror.

Skuadra angleze fillimisht javë më parë pagoi klauzolën për Philippe Coutinhon te Barcelona duke e bërë të vetin brazilianin.

Ditë më parë Villa ka zyrtarizuar mesfushorin e talentuar francez Boubacar Camara i cili u largua si lojtar i lirë nga Olympique Marseille.


Ndërkohë klubi anglez ka bërë një tjetër goditje të madhe duke nënshkruar me qendërmbrojtësin brazilian Diego Carlos nga Sevilla.

“Aston Villa mund të konfirmojë se ka arritur një marrëveshje me FC Sevilla për transferimin e Diego Carlos, për një shumë që nuk zbulohet”.

“Futbollisti do të udhëtojë drejt Anglisë gjatë orëve të ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të finalizuar kushtet personale”, ka shkruar klubi anglez në faqen zyrtare.

Për klubin anglez ky është një transferim i madh, derisa trajneri Steven Gerrard synon që ta transferojë edhe sulmuesin Luis Suarez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori